Që nga ora 11:00, një pjesë e qytetit të Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike.
Kjo për shkak të zjarrit që ka përfshirë në nën stacionin Prishtina 3, shkruan Arbresh.info
Për këtë rast, KEDS njofton se ekipet edhe pse janë në gatishmëri e kanë të pamundur intervenimin në vendin ku është shkaktuar prishja.
Njoftimi i plotë
Njoftojmë konsumatorët se pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, që furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës, se ekipet e KEDS-it, edhe pse në gatishmëri, për momentin e kanë të pamundur për të intervenuar, meqenëse aty gjenden institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.
Për çdo të re lidhur me këtë aksident, si dhe mundësinë e intervenimit të KEDS-it për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike për konsumatorët e afektuar, do t’ju mbajmë të informuar.
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...
Xavi afër rikthimit si trajner, gjiganti anglez shpreh inter...
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...