Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në KQZ ka aprovuar ankesën e bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e kiosqeve në shesh.
“Pranohet si e bazuar ankesa e LDK-së me seli në Prishtinë ndërsa subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 5,100 euro të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Si arsyetim të këtij vendimi, PZAP ka marrë për bazë ankesën e LDK-së me seli në Prishtinë, e cila ka parashtruar ankesë në PZAP më datë 03.10.2017 me të cilën pretendon se VV për qëllime elektorale, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka vendosur një objekt-kioskë e cila është në kundërshtim me nenin 33 pika B e LZP-së.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...