Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë marrë pjesë në përurimin e renovimeve të Klinikës së Urologjisë në QKUK.
Kurti është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri refuzoi të përgjigjet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë, shkruan Arbresh.info.
“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti./Arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot