Dy persona janë arrestuar në fshatin Obranqë të Podujevës pasi të njëjtit kanë postuar në rrjetet sociale video me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë ajrore dhe një pistoletë me gaz, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, njëri i dyshuar është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Obranqë, Podujevë/01.01.2025-00:02. Më 24.02.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit në rrjetet sociale kishin postuar një video ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë ajrore dhe një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...