Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar nga disa vide-incizime të publikuara në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS Gjakovë / 21.04.2024-18:17. Pas disa video-incizimeve të publikuara në rrjetet sociale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri