Ditë më parë në vazhdën e ftesave të Gjykatës Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ftua edhe Rilind Berisha, i cili gjatë luftës ishte fëmijë.
Arsyet nuk u bënë të ditura deri më sot, kur avokati i tij, Besnik Berisha ka treguar se ai nuk është ftuar e as marrë në pyetje për asnjë shkelje ligjore e as për rrjedhën e informacionit në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas Berishës, Prokurori i Specializuar e ka intervistuar Berishën në cilësinë e dëshmitarisht dhe ekskluzivisht lidhet me fushë-veprimtarinë e zyrës që koordinon procesin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që mund të jenë të akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara.
Ky është postimi i plotë i avokatit Besnik Berisha:
Per ata qe u intereson, ne cilesine e avokatit te z. Rilind Berisha,
Duke pare interesimin e mediave per arsyen e fteses se z. Rilind Berisha, nga zyra e Prokurorit te Specializuar dhe me qellim te evitimit te pasaktesive te cituara deri me tani, sqarojme se:
Rilind Berisha nuk eshte ftuar e as marre ne pyetje nga Prokurori i Specializuar per asnje shkelje ligjore, e as per rrjedhen e informacionit ne menyre te jashteligjshme, sic eshte raportuar ne media.
Intervistimi i z. Berisha nga Prokurori i Specializuar eshte bere ne cilesine e deshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fusheveprimtarine e zyres qe koordinon procesin per mbrojtjen juridike dhe mbeshtetjen financiare te personave qe mund te jene te akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.
Berisha ka permbushur detyrimin e tij qytetar per t’iu pergjigjur fteses se Prokurorit te Specializuar dhe njejte do te veproje edhe ne te ardhmen, nese vec paraqitet ndonje kerkese e tille.
Faleminderit!.
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...