Partia Socialdemokrate sot do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të fillojë në ora 12:00.
“E premte, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. Përmes këtij peticioni do të dorëzojmë projektligjin për faljen e dënimeve në Kuvendin e Kosovës. Ju ftojmë secilin që të vini dhe ta nënshkruani”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Ndryshe, Ligji për pandeminë COVID-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht 2020, e që nga ajo kohë Policia ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Dënimet për qytetarë bazuar në Ligjin për Pandeminë nisin nga 35 euro e deri në 2 mijë euro.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...