Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e ministrit Ejup Maqedonci drejtuar komandantit të KFOR-it.
Sipas PSD-së, kjo letër riafirmon zotimin që FSK-së mos të shkojë në veri pa koordinim paraprak me KFOR-in.
“Në vitin 2020 Kurti këtë veprim e kishtë denoncuar si të pafalshëm, të papranueshëm e kundërkushtetues. Çfarë t’i themi sot veprimit të tij?! Pse tash qenka në rregull kjo punë?! Si arsyetohet që veprimi që dikur ishte arsye për shkarkim të kryeministrit tash bëhet procedurë rutinore? Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kur e sheh veten instrument për realizim të domosdoshmërisë historike gama e mjeteve hapet në pafundësi. Kjo është arsyeja pse bolshevizmi është makiavelizmi më radikal”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se qëllimi i letrës së Qeverisë drejtuar KFOR-it me premtimin se FSK-ja nuk do të vendoset në veri pa autorizimin paraprak të misionit të NATO-s, ishte për të sqaruar se një njësit i FSK-së ishte i angazhuar në njërën nga komunat veriore dhe se ky aksion nuk kishte për qëllim përshkallëzimin e situatës./rtk
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...