Google ADS

Protestuesit refuzojnë të krijojnë hapësirën e kërkuar nga KFOR-i, Rakiq: Ata do të revoltohen

08:54 | 29 Maj 2023

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq, kanë shkuar në Zveçan dhe të dy po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me qindra protestues.

Para objektit të komunës është vendosur kordoni i KFOR-it, i cili pasohet nga ai i policisë.

KFOR-i ka kërkuar që të krijohet hapësirë, por kjo nuk është pranuar nga protestuesit, madje Rakiq ka thënë se njerëzit nuk do ta dëgjojnë këtë kërkesë, duke paralajmëruar edhe se ata do të revoltohen.