Protestojnë ish-punëtorët e gazetës “Rilindja”

07:54 | 18 Qershor 2021

Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” do të organizojnë tubim protestues, para pallatit “Rilindja”, në ora 12:00.

Këta punëtorë janë shprehur të pakënaqur me sjelljet e institucioneve të Republikës së Kosovës për injorimin që po ua bëjnë tash e 20 vite, kur janë në pyetje kërkesat e tyre për 20 përqindëshin, pas marrjes së pallatit të “Rilindjes” nga Qeveria dhe njohjen e stazhit të punës, andaj kanë vendosur të organizojnë tubim protestues.

Në njoftimin për media thuhet se kërkesat e punëtorëve në këtë tubim do të jenë: 20 përqindëshi dhe njohjen e stazhit, për punën e bërë në gazetën “Rilindja”, përkatësisht “Bujku”.

Tubimit të punëtorëve të gazetës pritet t’ju bashkëngjiten edhe punëtorët e ndërmarrjeve të tjera të NSH “Rilindja”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara