Këshilli organizativ i protestës për lirimin e Ramush Haradinajt, kanë organizuar protestën e radhës në Bern të Zvicrës.
Protesta do të mbahet më 25 shkurt në orën 14:00 në Helvetiaplatz, në Bern të Zvicrës.
“Ditët në vijim autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi”, thotë njoftimi për media.
Këshilli kërkon organizimin e shqiptarëve që jetojnë në Europën Perëndimore të marrin pjesë në këtë protestë për të kundërshtuar mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë.
“Të shtunën më 25 shkurt 2017, në 14h00, në HELVETIAPLATZ, 3005 BERN” – adresa e plotë.
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...