Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mbërritur në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, ku është bllokuar rruga nga protestues të shumtë, përfshirë përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë.
Protesta e paralajmëruar që dje, ka nisur sot në orën 10:00 si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili obligon ndërmarrjet të dalin në tregun e lirë të energjisë.
Përfaqësues të bizneseve janë shprehur të indinjuar me vendimin e ZRRE-së, duke theksuar se dalja në tregun e lirë do të rrisë ndjeshëm kostot e operimit dhe do të rrezikojë funksionimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Policia e Kosovës po monitoron nga afër situatën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa nuk raportohet për përplasje deri në këtë moment./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...