Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studetenve të tij.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.
Aktakuza ndaj Krasniqit lidhet me rastet e denoncimeve që disa studente të tij kishin bërë ndaj profesorit për ngacmim seksual.
Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakuletit të Mjekësisë për ngacmim seksual.
Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi e kishte pezulluar nga puna profesorin Krasniqi.
Pezullimin nga puna të profesorit Krasniqi rektori e kishte bërë pas rekomandimit të Këshillit të Etikës të UP-së.
Në Vendimin e Rektoratit për këtë rast thuhej se Këshilli i Etikës e ka rekomanduar pezullimin e Krasniqit, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit./Arbresh.info
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...
Voton kryeministri në detyrë, Albin Kurti