Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka dorëzuar aktakuzë lidhur me dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës gjatë luftës së fundit.
Aktakuzën e ka prezantuar prokurori special Atdhe Dema, Prokurorisë, gjatë një konference për media.
“Pas vite hetimesh intensive, Departamenti Special i Prokurorisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dorëzuar sot një aktakuzë lidhur me krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, në periudhën janar–qershor 1999.
Sipas provave të mbledhura gjatë hetimeve paraprake, të pandehurit, të cilët janë në numër, kanë ushtruar kontroll dhe autoritet mbi forcat e armatosura në territoret përkatëse të Kosovës, duke përfshirë Ushtrinë e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Policinë e Serbisë.
Prokuroria thekson se ka pasur arsye të mjaftueshme për të ditur se disa nga këto forca kanë kryer veprime të ndaluara nga e drejta ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë shkatërrimin sistematik të pronës civile, djegien e shtëpive dhe infrastrukturës, sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe vendbanimeve të tyre, si dhe ndalime dhe persekutime arbitrare për arsye etnike.
Këto veprime kanë rezultuar me dëbimin masiv të popullsisë shqiptare nga Kosova drejt shteteve fqinje.
Sipas aktakuzës, këto veprime përbëjnë pjesë të një fushate të gjerë që ka shkaktuar zhvendosjen me dhunë të 863 mijë qytetarëve shqiptarë sipas statistikave zyrtare.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari