Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda–Njësia kundër Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet L.O., dhe L.M., hetues në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit janë arrestuar më 5 shkurt 2020, pasi janë zënë në flagrancë gjatë kryerjes së veprave penale. Gjatë arrestimit te të pandehurit janë sekuestruar para rreth 15,000.00€ (pesëmbëdhjetë mijë euro), armë dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Pas një hetimi të gjatë, të njëjtit janë arrestuar pasi që kanë shfrytëzuar pozitat e tyre si hetues në DHKEK dhe kanë pranuar ryshfet nga biznese të ndryshme.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë./arbresh.info/
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...