Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngrit aktakuzë kundër I. S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
I. S., dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxit, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në atë mënyrë që me rastin e një ligjërate me temën “Si ta shtojmë bereqetin”, para pjesëmarrësve, i pandehuri ka theksuar se “në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet tona kanë qenë 1 përqind shqiptar”, “e shajnë atë myslimanë që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit”.
I.S., me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin