Prokuroria Themelore e Prishtinës bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), janë duke hetuar rastin e arrestimit të aktivistit të Vetëvendosjes, Veron Hasani.
“Janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, ka thënë shkurt për arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Shumë shpejt do të dalim me një komunikatë dhe do të njoftojmë opinionin”, ka thënë Ulaj.
Hetimin e përbashkët të këtij rasti, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.
Megjithatë, Ulaj dhe Beka kanë bërë të ditur se për detaje të tjera do të dalin shpejt me njoftim zyrtar.
Ndryshe, qytetari Veron Hasani, për të cilin më vonë u konfirmua se ishte aktivist i LVV-së, ishte ndaluar dje pasi që e kishte quajtur hajn presidentin Hashim Thaçi, teksa po mbante një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...