Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj i cili kishte thënë se GPS i gjetur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është e AKI-së.
Në njoftimin për media, Prokuroria ka thënë se nuk ka konfirmuar ndonjë lajmë sa i përket këtij rasti ndërsa ka theksuar se deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë, përcjell Arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS në veturën e gazetarit V.K., deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.
“Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare. Prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë./Arbresh.info
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë