Kanë mbetur edhe nëntë ditë nga afati kohor prej 30 ditësh që Qeveria e Kosovës ta procedojë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kuvend.
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka proceduar këtë projektligj edhe pse ministritë përkatëse e kanë dhënë dritën e gjelbër për më tutje.
Zyra për media e Ministrisë së Integrimit Evropian ditë më parë ka sqaruar për Telegrafin se Projektligji për FSK-në nuk e cenon legjislacionin e BE-së.
Po ashtu, edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ditë më parë ka thënë për Telegrafin se buxheti reflekton planin strategjik të FSK-së dhe nuk paraqet kurrfarë pengese për transformimin në ushtri.
Dritën e gjelbër e ka dhënë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, i cili tashmë e ka dhënë mendimin pozitiv për Projektligjin për FSK-në.
Por, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se nëse Qeveria nuk jep mendim ose nuk e procedon Projektligjin për FSK-në brenda afatit 30 ditësh prej kur i është dorëzuar, atëherë Kryesia e Kuvendit është ajo që vendos lidhur me ‘fatin’ e këtij Projektligji.
“Nëse nuk jep mendim pas 30 ditësh, atëherë do të vendos Kryesia e Kuvendit nëse procedohet për votim ose jo. Qeveria nuk mund ta ndaloj. Qeveria vetëm mundet me dhënë mendim pozitiv – negativ ose mos me dhënë mendim hiç”, bëjnë të ditur burimet për telegrafin.
Po ashtu Telegrafi ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me procedimin e Projektligjit për FSK-në në Kuvend, por zëdhënësi Faton Abdullahu nuk ka kthyer përgjigje.
Ndryshe, Projektligj për FSK-në nga presidenti Hashim Thaçi është dërguar në Kuvend më datë 7 mars, ndërsa Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka proceduar për mendim në Qeveri më 8 mars.
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...