Nga muaji shkurt në katër komuna të Dukagjinit, organizata Syri i Vizionit ka filluar të implementon një projekt në përkrahje të grave, me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC.
Projekti synon fuqizimin e grave dhe inkurajimin e tyre për pjesëmarrje aktive.
Në kuadër të projektit për 20 gra të asambleve komunale të Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut do të ketë forume një ditore me tema të ndryshme, asistencë teknike, etj., duke ua lehtësuar kështu edhe promovimin e rolit të tyre në politikë.
Për gratë nga shoqëria civile, biznesi dhe nga subjektet politike do të ketë edhe mbështetje në këshillim, mentorim dhe përkrahje në suksesin në ndërmarrësi, ndërsa në takime do prezantohen shembuj të femrave të suksesshme në shoqërinë kosovare.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi