Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer tetë operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë.
Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se pacientët ishin me anomali të lindura të ndryshme të zorrës së trashë dhe traktit urinar.
“Mosha më e vogël e pacientit të operuar ka qenë e një fëmiu 7 muajsh me atrezion anorektale (mungesë e pjesës së fundit të zorrës së trashë) të tipit të lartë.
Fëmiu më i rritur ishe 11 vjeçar, me anomali të rrallë të rrugëve urinare”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se ekipi mjekësor po punon me orar të zgjatur deri në orët e vona, me qëllim që të mundësohet që të përfundohen 25 operacionet e planifikuara, por edhe disa rasteve të reja që janë paraqitur më vonë. /arbresh.info/
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë