Procedurat e përpunimit të verës, ky është lloji më i kërkuar në treg

19:32 | 28 Nëntor 2021

Përpunimi i verës është një traditë që edhe në ditët e sotme vazhdon në Rahovec, shkruan arbresh.info.

E familja Daka e ka bartur këtë traditë në gjeneratën e gjashtë.

Procesin e përgatitjes së verës, që nga vjelja  e rrushit e deri tek përpunimi i tij, na e shpjegon në detaje Gazmend Daka pronar i bodrumit Daka në Rahovec.

“Ne si bodrum kemi një traditë shumë vjeçare, unë jam gjenerata e gjashtë që merrem me përpunimin rrushit. Kemi një kapacitet të vogël e ku punojmë vetëm në cilësi. Nga verat i kemi pesë lloje të verave dy të bardha dhe tre të kuqe, Lizling ialian, shardone të bardha, nga e kuqja është kabarneco vinione, vranqit dhe ndonjë herë e përpunojmë pinnooar”, tha Daka.

E verërat më të kërkuara në treg sipas Dakës mbetet vera e vranqit, verë kjo që bëhet vetëm nga rrushi i regjionit.

“Verat më të kërkuara janë ato të vranqit pra të regjionit të cilat origjinën e kanë nga rrethina e Shkodrës. E ku për tregun evropian mund të konkurrojmë vetëm me këtë lloj të rrushit”, tha Daka.

Përpunimi i verës fillon me verërat të cilat rrushi vjelët më herët.

“Në fillim startojmë me shardone, pinanoar,  lizling, janë këto vera që përpunohen në fillim që do të thotë se rrushi vjelët më herët, pastaj vinë të tjerat si vranch, kabarne, e më vonë është edhe smederva që është një lloj i rrushit që tek ne më tepër e përdorim për raki’, tha Daka.

(PAMJE TË SHPJEGIMIT TË FREMENTIMIT TË VERËS-shpjegon-DAKA)

“Jemi në fazën e fermentimit janë tanqet ku e përpunojmë rrushin, që me e kry procesin prej lëngut shndërrohet në alkool. Përzërja në këto tanqe e rrushit bëhet tri herë në ditë, n’varet nga ekstrakti pra vera se e nxjerr ngjyrën prej lëvoreve pasi që ngjyra e verës është në lëvoret e rrushit”

“ ky proces zgjat 20-25 ditë varet edhe nga kushtet klimatike, pasi që është ftoftë procesi shkon më ngadalë”

Tutje ai shpjegon edhe pjesën  se si arrijnë të kuptojnë se sa ka arritur procesi i fermentimit.

(video-daka)

E familja Daka po ashtu bënë edhe eksportin e verës jashtë vendit.

“ Ndërkaq kur bëhet eksporti i kësaj vere duhet patjetër të vendoset etiketa, pasi që nuk ke të drejt me e vendos në treg pa prejardhje se kush është prodhues cila kompani, cili regjion e ndërkaq për pjesën ballore nuk është problem, mundemi edhe me etiket të vetën por ka dikush që e lyp edhe etiketën e atyre pasi që edhe këta janë kosovarë që kanë firmë në gjermani”, tha Daka.

Normalisht që vera më cilësore sipas Dakës është ajo e cila qëndron në barika për 12 muaj.

“Kjo është pjesa, barikat ku e bëjmë vjetrimin e verës, ku rrinë gati 12 muaj në barik dhe i duhet të kaloj 18 muaj, dhe këto janë verat më cilësore e me çmim më të lartë, kështu që vera në fuqi është diku me 15.3% të alkoolit, që rrallë herë mbërrihet këtu në Rahovec, mirëpo janë vitet që shënohen sepse asnjë vit nuk është i njëjtë”, tha Daka.

Pa dyshim që kushtet klimatike dhe temperatura ndikojnë në bërjen e një verë më cilësore.

“Ndërkaq këtë vit ka qenë viti shumë i mirë pasi që ka pasur temperatura shumë të larta, sepse zakonisht shënohet se sa janë orët me diell gjatë vitit në zonën ku përpunohet rrushi, pasi që pa diell nuk bëhet vera sepse nuk mundet me mërri vetit e veta. Në këtë pjesë gjenden verat të cilat janë më pak kualitative pasi që bëhen për një vjet dhe normal që këtu gjithçka punohet në kushte të cilat janë”, shpjegoi Daka.

“Çdo bodrum e ka metodën e vetë të përpunimit dhe varet nga kushtet e përpunimit. Ne punojmë jashtë në kushte klimatike ashtu që është pak ma problem. Për verat e bardha temperatura duhet të jetë 18 deri 19 gradë se duhet të fermentojë më ngadalë pasi që ajo fermenton vetëm me lëngun e rrushit, ndërsa tek verat e kuqe temperaturat ideale janë 22-26 shkallë”, tha Daka.

Ankesat për mungesën e fuqisë punëtore ndjehen edhe në këtë proces.

“Këtu duhet fuqi punëtore mjaftë mirëpo për fat të keq në Kosovë nuk ka punëtorë nuk donë me punuar të gjithë mendojnë me dalë jashtë ose tentojnë të punësohe diku më lehtë. Kështu që ne e zgjatim orarin e punës për të plotësuar kohën. Për fat të keq ne nuk kemi pasur përkrahje institucionale nga Ministria e Bujqësisë që për sa vite konkurrojmë nuk marrim asnjë grante”, shpjegoi ai.

Vera e Rahovecit mbetet një nga verat më të kërkuara pa dyshim, dhe tradita rahoveciani e punimit të verës së rrushit vazhdon akoma dhe përcillet nëpër gjenerata./S.DEDUSHI/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara