Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri, projektrregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Sipas Haxhiut, Mekanizmi Koordinues Lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.
“Pas fondit emergjent për viktimat, sot kemi proceduar në Qeveri, projektrregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Mekanizmi Koordinues Lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, si dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale, shëndetësore, organeve të rendit, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevant për sigurimin e mbrojtjes, ofrimin e mbështetjes dhe ndihmën për riintegrimin e viktimave në shoqëri”, shkroi Haxhiu në Facebook./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës