Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, deklaroi se Kurban Bajrami i këtij viti është shumë ndryshe nga siç jemi mësuar, për shkak të pranisë së koronavirusit.
Megjithatë, ai u shpreh se janë duke i respektuar masat e vendosura nga institucionet përkatëse në lidhje me mos-faljen në xhami të Kurban Bajramit, sepse siç u shpreh, primar është shëndeti.
“Sivjet shumë më ndryshe jemi duke e pritur dhe kaluar këtë feste. Përpos që nesër fillon Bajrami, ne zakonisht ia fillojmë edhe disa ditë më përpara me përgatitjet tradicionale që i kemi nëpër familjet tona, dhe pothuajse edhe ato i kemi lënë anash për shkak të masave mbrojtëse ndaj pandemisë”.
“Ne kemi marr masa shtesë qysh nga fillimi i pandemisë në mënyrë strikte dhe gjithë hoxhallarët dhe xhamatlinjtë i janë përgjigjur ftesave që i kemi bërë vazhdimisht”./medial/
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...