Prizrenasi e gjen kuletën me 245 euro, e dorëzon në polici

13:53 | 20 Tetor 2021

Policia në Rajonin e Prizrenit ka njoftuar se një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë me para në shumë prej 245 euro.

Pas verifikimit, policia e ka gjetur  pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Ndërsa, veprimi i qytetarit është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datën 20 tetor 2021, një  qytetar është paraqitur në stacionin policor Prizren, duke dorëzuar portofolin në të cilin kishte të hollat në shumë prej 245 Euro, si dhe dokumentet personale në emër të një qytetari nga Lubizhda e Prizrenit. Portofolin dhe të hollat i kishte gjetur në  rrugën  “Wiliam Volker”  në Prizren.

Pas verifikimit, policia e ka gjetur  pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici.

Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara