Pritjet në Merdarë deri në 4 orë

10:46 | 14 Korrik 2018

Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë kanë filluar të zgjaten. Pas nisjes së pushimeve të mërgimtarëve të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë, në pikën kufitare në Mendarë për të hyrë në Kosovë, dje pasdite pritjet kanë shkuar deri në 3 – 4 orë.

Sipas fotografive që kanë dërguar qytetarët në adresë të KALLXO.com, shihet se kolonat janë të gjata për të hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës në pikë-kalimin  kufitar në Merdarë.

Ndërkohë linku i Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët mund t`i marrin informatat për pritjet në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës nuk është duke funksionuar. https://mpb.rks-gov.net/

Në vijim mund t`i shini fotografitë të cilat dëshmojnë për pritjet e gjata në kufi./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara