Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi, Liga e Kampionëve rikthehet sonte (këtë javë) me 16 lojë, prej tyre 4 super ndeshje që vetëm Liga e Kampionëve din t’i ofroj!
UEFA Liga e Kampioneve sot nis fazën e grupeve. Me plot epitet si gjithmonë edhe këtë edicion defilojnë skuadrat më të mëdha europiane. Kujtesa Sport, do të transmetoj ekskluzivisht edhe për 3 vite rresht më të mirët e botës, UEFA Champions League dhe Europa League.
Sonte rikthehet Interi pas 6 edicioneve mungesë ku duelon me Tottenhamin e Pochetinos. Këtë sfidë mund ta ndiqni në 18:55 live ne Ksport1 HD. Në po të njejtën kohë luajnë edhe fituesit e pesëfishtë të kësaj gare.
Barcelona, Messi me shokë pret kampionët e Holandes PSV Eindhoven, kjo ndeshje transmetohet në KSport2 HD. Derbi i vërtetë i rrethit të parë zhvillohet në Anfield. Livepool – PSG ndeshje që zgjon ndjenjat e çdo futbolldashësi, live ne KSport1 HD me fillim nga ora 21:00. Monaco – Atletico, Club Brugge – Dortmund janë dy ndeshje tjera që transmetohen live ne KSport.
Nuk bënë t’a humbim rikthimin e Galatasarayit gjithashtu.
Kampionët e Turqisë luajnë kundër atyre Rusisë, Lokomitven e Moskës. Kjo ndeshje transmetohet direkt në Ksport4 HD në orën 21:00.
Për më shumë, analizat sportive mund t’i ndiqni në Studio të UEFA CHAMPIONS LEAGUE para ndeshjeve në ora 17:45 dhe pas ndeshjeve në ora 23:00, në KSPORT 1 dhe T7; emision i cili realizohet nga Kujtesa. Sportin do t’a mbani në mend gjithmonë përmes Kujtesës!
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...
Murseli rrëfen marrëdhënien me Liridonën: Ajo ishte një bash...