Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në punimet inauguruese të ngrohtores, një investim 14 milionë eurosh nga BE.
Përurimi do të bëhet në vendin e quajtur Rezinë, ku do të ndërtohet ngrohtorja e re.
Rreth 40 për qind e qytetarëve të Gjakovës do të përfitojnë nga furnizimi i ngrohjes me cilësi të lartë, do të ketë më pak ndotje të ajrit me ngrohtoren e re, e cila gjithashtu do të prodhojë edhe një sasi të caktuar të energjisë elektrike.
Vetëm pak javë më parë, gjatë një vizite në Gjakovë, Apostolova kishte shprehur zhgënjimin për mos fillimin e punimeve për këtë ngrohtore duke iu kërkuar autoriteteve që të mbyllin të gjitha procedurat e parapara.
Projekti për ngrohtoren është parashikuar të funksionojë me biomasë, duke përdorur mbeturinat bujqësore dhe drusore si lëndë djegëse.
Këtë projekt Komuna e Gjakovës e kishte fituar në vitin 2015, por prej atëherë nuk ka nisur ndërtimi i saj.
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...