Prishtinë, në 24 orët e fundit sekuestrohen pesë armë zjarri e pesë thika

22:54 | 12 Janar 2022

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 thika.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia njofton se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara