Është arrestuar një 50 vjeçar gjatë ditës së djeshme për armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës bën të ditur se dje ka ndaluar një veturë të tipit BMW me traga të Kosovës dhe pas një kontrolli të detajuar të veturës dhe personave ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë nje revole të tipit HS/9 , kalibër 9mm dhe gjashtëmbëdhjetë copë fishekë, kalibër 9mm, transmeton arbresh.info
Pas shoqërimit të të dyshuarit në stacionin e policisë dhe inicimit të rastit në konsultim me prokurorin i njëjti është proceduar më tej./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
“Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë ka organizuar punën e saj në drejtim të gjetjes së armëve të poseduara pa autorizim.
Në kontekstin e kësaj, dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, ka ndaluar veturën BMW me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
I dyshuari;
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.”/arbresh.info/
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...