Prishtinasit mund të aplikojnë edhe në Postë për parking të veturave

18:28 | 13 Janar 2021

Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica për realizimin e shërbimit të regjistrimit/aplikimit për drejtuesit e automjeteve, banorë rezidentë të Komunës së Prishtinës.

Sipas një komunikatë të lëshuar nga Posta e Kosovës, qëllimi i kësaj marrëveshje është që drejtuesit e automjeteve të Komunës së Prishtinës, përmes kësaj mënyre të regjistrimit të kursejnë kohë dhe përnjëherë të kenë shërbimin e njëjtë siç do të merrnin nga stafi i “Prishtina Parking”, tani mund ta bëjnë edhe në Postën e Kosovës.

“Posta e Kosovës është e shtrirë me zyra postare kudo në vendbanimet e Kryeqytetit, me dy ndërrime çdo ditë, nga ora 8:00 deri në 21:00, përfshirë ditëve të vikendit dhe festave. Misioni i Postës së Kosovës është ofrimi i shërbimeve të jetë sa më afër qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara