Prishtinasi raporton në Polici gruan e tij, rrahu keq dy fëmijët e tyre

13:44 | 19 Maj 2018

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar një raportim nga një burrë në Prishtinë, që ankohej se gruaja e tij ka rrahur keq dy fëmijët e tyre.

Ata kanë pranuar tretman mjekësor, e rasti po hetohet nga zyrtarët policorë.

“Një mashkull shqiptar, ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare i ka sulmuar fizikisht dy fëmijët e tyre. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajmet më të lexuara