Prishtina prin me rastet e pickimit të rriqrave, 44 deri tash

10:38 | 22 Prill 2018

Ndonëse pothuajse çdovit temë e diskutimit gjatë sezonit veror ka qenëKomuna e Malishevës për shkak të rrezikut nga pickimi i rriqrave, këtëvit si duket kjo gjë do të ndryshojë.

Ani pse jemi në fillim tëkëtij sezoni, rastet kur personat janë prekur nga rriqrat nuk është i vogël, shkruan portali arbresh.info.

Vetëm gjatë këtyre ditëve në Klinikën e Infektives në QKUK, kanëkërkuarndihmë mbi 55 persona tëcilët janë pickuar nga rriqrat.

Drejtori i kësaj klinike Hamdi Ramadani, ka thënë për Arbresh.info, se për dallim nga vitet e tjera këtëvitështë duke prirëPrishtina me numrin e pacientëve. Vetëm brenda këtyre ditëve kanë kërkuar ndihmë mbi 44 persona nga kryeqyteti.

“Klinika infektive ka regjistra gjithsej 55 raste të cilët kanë qenë të pickuar nga rriqrat nga regjionet e ndryshme. Këtu prin Prishtina me 44 raste e që është mjaft interesante, pasi që deri tash ka qenë gjithnjë Malisheva e që është për çudi që deri tash kjo komuna ka pasur vetëm 1 raste me pickimin e rriqrave. Të gjitha këto raste janë trajtuar në Infektivë, por për shkak të infeksioneve të lehta të gjithë janë lëshuar në shtëpi”.

Sipas Ramadanit, për fat të mirë kjo zonë nuk është e atakuar nga rriqrat helmuese sikurse nëzonën e Malishevës, por thekson se janë të mobilizuar.

“Për fat të mirë rriqrat deri tash nuk kanë qenë infektuese dhe nuk kanë shkaktuarsëmundje të etheve hemorragjike, rriqrat më të rrezikshme janë vendet e Malishevës dhe Klinës. Ne si klinikë jemi të përgatitur si mepara po ashtu me staf, pasi që e dimë se me rritjen e temperaturave numri i personave të cilët do të preken do të rriten, por ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe kemi mjaftueshëm terapi për këtë çështje”, ka përfunduar ai.

Se cili do të jetë hapi i Komunës në këtë drejtim për të parandaluar këtëgjë ende nuk dihet.

Gjatë ditës Komuna e Prishtinës ka qenë e pamundur që të kontaktohet.

Ndërsa opozita në Prishtinë, thotë se informacionet i kanë marrë përmes mediave për ketë çështje, pasi që Kuvendi Komunal në Kryeqytet nuk ështëfunksional.

ShefkiGashi, asamblist i LDK-së, në Prishtinë, ka thënë për Arbresh.info, se presin që nërast të mbajtjes sëndonjë seance të mund të flasin për këtë problem.

“Besoj se do të kemi një konferencë qeto ditë dhe do të grisim këtë qeshje, pasi që ne ende nuk po mund ta  mbajmë seancat ashtu siç duhet për shkak se kuvendi aktualisht është jo funksional. Në komunë nuk kanë marrë asnjë hap, krejt informatat jemi duke i marrur vetëm përmes raportimeve në media”, ka përfunduar Gashi.

Edhe LeutrimRetkoceri  nga PDK-ja, e thotë po tënjëjtën gjë. Ai shpreson që nëseancën e radhës e cila pritet tëmbahet të ngrisin këtëshqetësim.

“Ne nuk kemi  informacioni Drejtori e Shëndetsis nuk ka dhen informacioni lidhur më qetë problem, ne me 26 e kemi seancën e radhës dhe po presim që po atë ditë ta shfrytëzoj dhe të pyesim por edhe  të marrim informacione se çka do të ndërmarr Komuna për këtë çështje, por deri në ata ditë ne nuk kemi marrëinformacione nga Komuna”, ka thënë Retkoceri.

Kujtojmë se në vitin 2013 nga pickimi i rriqrave në Kosovë patën vdekur 13 persona ndryshe vatër e saj janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina./V.Selimi/Arbresh.info/

 

 

Lajmet më të lexuara