Në Lisbonë të Portugalisë nga data 21 deri me 23 shtator janë zhvilluar punimet konferencës së 39 -te e Policisë së kryeqyteteve evropiane.
Ne këtë konferencë bashkë me 44 shefa të policisë së kryeqyteteve evropiane, ka marrë pjesë Nënkolonel Rexhep Sijarina, Drejtor i Policisë së Prishtinës, i cili ka përfaqësuar për herë të dytë me të drejta te barabarta Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Policisë së Prishtinës.
Tema kyçe të diskutimit në këtë konferencë ishin bashkëpunimi policor si dhe shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet evropiane me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve evropiane ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative me theks të veçantë terrorizmin.
Përveç 45 shefave të policisë të kryeqyteteve të shteteve evropiane pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë edhe drejtues të lartë të agjencive të tjera të përfshira në zbatimin e ligjit.
Organizatore e kësaj konference për këtë vit ishte Komanda Metropolitane e Lisbonës.
![]()
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...