Gjatë kësaj vere kryeqyteti pritet të pajiset me kamera të sigurisë. Kështu ka vendosur Komuna e Prishtinës.
Qytetarët po e mirëpresin projektin në fjalë, me shpresë se në Prishtinë do të shtohet siguria.
Policia rajonale e Prishtinës vlerëson se shumë aksidente ende kanë mbetur të pazbardhura, për shkak të mungesës së pamjeve filmike.
“Nga janari i këtij viti kemi dy aksidente me pasoja fatale, si dhe 480 aksidente. Fatkeqësisht, në mungesë të kamerave, mund të gjejmë ndonjë dëshmitar okular, por nuk janë dëshmi të bollshme”, është shprehur për RTV Dukagjinin, komandanti i trafikut rajonal, Milaim Zejnullahu.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë në procedurë të prokurimit dhe pas nënshkrimit pritet të fillojë vendosja e kamerave në hapësirat publike.
“Kemi planifikuar që nga ky vit të fillojmë me vendosjen e kamerave të sigurisë në hapësira publike. Pas proceduarave të rregullta të prokurimit, do të fillojmë të vendosim kamerat nga udhëkryqet, pastaj duke vazhduar në hapësirat tjera publike. E mira është që gjatë verës do të fillojmë me vendosjen e kamerave”, deklaroi Habib Qorri, shef i sektorit në DSHPMSH.
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...