Kampioni i Kosovës në basketboll, Prishtina dhe nënkampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në Basketball Champions League.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Basketball Champions League se bordi i kësaj lige do të vendosë për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme.
Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, DonarGroninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë.‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalistë të Kupës.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...