Pas veprimit të mësueses së shkollës ‘’Emin Duraku’’ e cila kishte postuar në facebook fotografi të nxënësve për shkak të mos përfundimit të nje detyre dhe për mos-mbajtje të higjienës së nxënësve, prindërit e fëmijëve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
Në një fotografi siguruar nga Klan Kosova, shihen nënshkrimet e të gjithë prindërve të nxënësve në fjalë të cilët kanë pranuar se me dëshirën e tyre është hapur grupi i mbyllur për të qenë sa më të informuar për fëmijët në rrjetin social facebook nga mësuesja Lindita Ilazi-Fazliu.
Më tutje thuhet se nuk kanë asnjë vërejtje në lidhje me punën që mësuesja Lendita ka bërë gjatë dhe para kësaj periudhe.
Në deklaratën e miratuar, prindër poashtu konfirmojnë mbështetjen e tyre për mësesen Ilazi-Fazliu, ku thuhet se ata kanë qenë të pajtimit për ta hapur grupin ”Grupi Mësuese dhe prindër”.

Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...