Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë pune në Islandë.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Osmani ka thënë se me kryeministren e Islandës diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”.
Presidentja ka thënë se populli ynë i është mirënjohës Islandës për mbështetjen ndër vite.
“Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror”. /arbresh.info/
Zbulohen dy strategjitë e PSG-së për ta mbajtur Mbappen në F...
Krasniqi: Ministria s’ka pranuar njoftim zyrtar lidhur me in...
Policia sekuestron cigare dhe duhan në Gjilan
KQZ: Kemi pranuar e-mail me formularin ku kërkohet shkarkimi...
Berisha flet nga selia e Kuvendit: Protesta popullore masive...
Tebas rizgjidhet president i La Ligës