Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Haki Imerin në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Presidenca bënë të ditur se në këtë 24-vjetor, Osmani kujton një aktivist e një patriot të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi.
“Përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshetoi me aktivitetin patriotik. Hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999”, ka potencuar ajo.
“Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat!”, ka shkruar ajo në fund./Arbresh.info
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...