Presidenti Thaçi paditet nga Arbenita Arifi

21:58 | 12 Maj 2018

Arbenita Arifi ka ngritur padi ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Asaj ia kanë vrarë babanë, e vrasësit, Thaçi ia fali dy vite të burgut.

“Kom bo padi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për Presidentin Hashim Thaçi, Drita Rexhajn, Hasan Shalën dhe Ali Bajgorën, se këta të katërtit e kanë shkel kushtetutën, sepse ligji për faljen nuk e fal një vrasës, si puna e vrasësit të babës tem”, tha ajo për Tribuna Channel.

Shpërndaje në rrjete sociale