Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar konferencën “Korrupsioni i nivelit të lartë”. Në këtë konferencë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se korrupsioni është një kërcënim serioz për të gjitha vendet në zhvillim e posaçërisht në Kosovë.
“Korrupsioni është një kërcënim serioz jo vetëm për vendin tonë por për të gjitha vendet në zhvillim, përpos pasojave që shkakton në ekonomi shkakton pasoja edhe në rrafshin e sigurisë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se duhet të jemi të pa kompromis në parandalimin dhe luftimin kësaj dukurie.
“Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë duhet t’i luftojë këto dukuri negative. Në këtë drejtim Kosova ka marrë një sërë veprimesh në sundim të ligjit. Kemi krijuar mekanizma për luftimin e kësaj dukurie”, është shprehur presidenti.
Sipas tij, Kosova i ka kaluar disa sfida ndërsa disa të tjera i ka adresuar./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/984972125032997/

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit