Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dënuar vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim”, ka shkruar Thaçi në facebook./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...