Presidenti slloven: BE-ja t’i heq vizat Kosovës

11:59 | 29 Nëntor 2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në një konferencë së bashkume  presidenten Vjosa Osmani,  ka deklaruar se Sllovenia është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kësaj të fundit, Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat.

Pahor ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.

Ai tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.
Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura. “Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.

Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.

“Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara