Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Meta, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lufta e UÇK-së që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit.
Ai, ka shkruar se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit./arbresh.info
Postimi i plotë:
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtaristh, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.
Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.
Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri. ??❤️??
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati