Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se trafikimit me qenie njerëzore është njëri nga fenomenet më problematike, por që Kosova ka arritur progres në luftimin e kësaj vepre e cila bie në kundërshtim me të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut.
Thaçi në konferencën e mbajtur me rastin e Ditës së Bashkimit Europian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, tha se Kosova ka bashkëpunuar me shtetet e rajonit jo vetëm për të luftuar trafikimin por edhe për të përmbushur aspiratën për liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.
”Trafikimi me njerëz lëndon vet njerëzit por edhe shtetin dhe vendimet tona”.
”Trafikimi me qenie njerëzore lëkund themelet e Bashkimit Europian. Janë të mirëseardhura mundësitë sikurse kjo sot për të vetëdijësuar të tjerët për rreziqet që paraqet trafikimi me qenie njerëzore”.
”Ne kemi bashkëpunuar me shtetet e rajonit dhe Bashkimin Europian për të luftuar këtë fenomen, por edhe për të përmbushur aspiratën për liberalizimin e vizave. Kjo ka hapur rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën”.
”Por ky është edhe një përkushtim që do të vazhdojmë edhe më tej të luftojmë trafikimin me qenie njerëzore. Shteti I Kosovës është një produkt edhe i solidaritetit ndërkombëtar”.
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...