Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke qëndruar në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Kjo është vizita e tij e parë jashtë Shqipërisë prej kur është zgjedhur president.
Gjatë ditës së hënë, Begaj ka takuar krerët shtetërorë, ku me nderime të larta është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më pas nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Gjatë ditës së martë, presidenti shqiptar është takuar edhe me krerët opozitarë në vend, por jo edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi Begaj dhe Abdixhiku nuk janë pajtuar për vendin ku duhet mbajtur takimi.
Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.
Po ashtu, ai ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.
Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Begaj përveç krerët e partive opozitare, ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. /arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu