Presidenti i Parlamentit Evropian: Luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta afrojë Kosovën me BE-në

11:47 | 13 Janar 2021

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka folur pas takimit që ka pasur dje me u.d të presidentit, Vjosa Osmani.

Sassoli me anë të një postimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që Kosova mbetet në rrugën e reformave, të cilat sipas tij sigurojnë një të ardhme më prosperuese.

Luftimi i krimit dhe korrupsionit sipas Sassolit do të afrojë Kosovën drejt BE-së.

“Faleminderit Vjosa Osmani për shkëmbimin interesant! I lumtur të shoh që Kosova mbetet në rrugën e reformave, të cilat do të çojnë drejt një të ardhme më prosperuese. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’iu afrojë me BE-në dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. BE është këtu që t’iu mbështes”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara