Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis.
Në mesazhin e tij, Presidenti Karis ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë sot midis dy shteteve dhe ka shprehur dëshirën për ta forcuar më tej miqësinë në vitet e ardhshme, veçanërisht në fushat e digjitalizimit dhe qeverisjes elektronike.
Ai ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke konfirmuar gatishmërinë për të ndarë përvojën e Estonisë në procesin e integrimit në BE dhe reformat përkatëse.
Duke iu referuar takimit të fundit me Presidenten Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti Karis ka shprehur shpresën se diskutimi ka dhënë një shtysë të re për bashkëpunimin e ardhshëm dhe se iniciativat e diskutuara do të hapin rrugën për një bashkëpunim domethënës në fusha kyçe me interes të përbashkët./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...