Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në rrëfimin për ditën e Pavarësisë së Kosovës, tha se çdo gjë ishte e planifikuar për një javë.
“Ka qenë shumë interesant se saktësisht çdo gjë për një javë të tërë, çdo gjë ka qenë e planifikuar. Një ditë para shpalljes së pavarësisë kryeministri Thaçi thirri konferencë për media, u lidhën Live CNN, BBC, ai e bëri publike që do ta themi në një zyre për komunitete. Edhe kjo ka qenë kërkesë ndërkombëtare”, tha Çitaku në Rubikon.
Ajo tregoi edhe për befasinë që kishin marrë nga presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti Bush ishte në Afrikë, në një vizitë shtetërore, dhe nga Afrika ia prishi skenarin, e pyeti dikush nga gazetarët. Unë isha duke thënë një intervistë për BBC, dhe ajo zonja më ndërpreu tha një moment, sepse Zoti Bush sapo e njohu pavarësinë e Kosovës. Në agjendën tonë ishte më vonë dikur edhe pse letra formale na erdhi më vonë siç ishte planifikuar. Por presidenti Bush ka qenë i tillë”, tha Çitaku.
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...