Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave, perspektivën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi ka theksuar se lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës duhet të vijë shpejtë dhe t’i jepet fund izolimit të Kosovës.
Dy presidentët kanë biseduar edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur mbështetje të plotë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, si kusht për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe për hapjen e perspektivës për anëtarësim në BE.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës